Zgjidhet anëtarja e KLGJ nga Gjykata e Apelit, Emona Muçi zëvendëson Brikena Ukperaj

Emona Muçi shpallet fituese për vendin vakant të Gjykatës së Apelit në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Mësohet se Muçi zëvendëson në këtë post Brikena Ukperaj.

Gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë do të zgjedhin sot 3 gjyqtarët të cilët do të emërohen anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor për 5 vitet e ardhshme, duke zëvendësuar tre anëtarë që u përfundon mandati.

Anëtarëve që u përfundon mandati në dhjetor janë dy gjyqtarë në radhët e Gjykatës së Shkallës së Parë, Marçela Shehu dhe Brikena Ukperaj dhe nga radhët e Apelit largohet Dritan Hallunaj. Në garë për zëvendësimin e tyre janë 5 gjyqtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy nga gjykatat e Apelit, Emona Muçi dhe Irida Kaçerja dhe 2 nga Shkallët e Para të Jurdiksionit të Përgjithshëm, Alma Kodraliu dhe Gentjana Muçaj, ndërsa Markeljan Koça vjen në garë nga Shkalla e Parë Administrative. KLGJ ka në total 240 gjyqtarë, teksa kanë nënshkruar sot praninë në mbledhje 236 gjyqtarë, të cilët morën pjesë në votim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?