25 javë Covid-19 në Shqipëri, burrat më të prekur. Qarku me vdekje më pak është…

Vendi është në luftë të egër me pandeminë e Covid-19 dhe në 25 javë (175 ditë) rastet pozitive gjithsej janë 9513, rastet pozitive aktive janë 4015, persona të shëruar janë 5214 dhe viktima janë 284.

Referuar të dhënave të përditësuara nga Ministria e Shëndetësisë, java e fundit ka një numër në rënie të rasteve të reja pozitive. Incidenca e sëmundjes (raste pozitive për 1 milionë banorë). Tirana është qarku me incidencën më të lartë, ndërsa Dibra është qarku me incidencën më të ulët. Tiranë është prekur 5,4 herë më shumë se Dibra.

Vdekshmëria (fatalitete për 100 mijë banorë) është më e lartë në qarkun e Shkodrës dhe më ulët në qarkun e Beratit. Në Shkodër vdekshmëria është 10,8 herë më e lartë se në Berat. Sëmundja ka prekur më shumë grupmoshën 30-60 vjeç. Sipas gjinisë, 52 % janë gra dhe 48 % janë burra.

Sëmundja ka rezultuar fatale kryesisht për grupmoshën 70 vjeç e lart. Sipas gjinisë fatalitetet janë 33 % gra dhe 67 % burra. Deri në 20 vjeç nuk ka ende asnjë fatalitet. Ndërsa në grupmoshën 20-39 vjeç janë vetëm 4 fatalitete.

SHKARKO APP