25% më pak numri i azilkërkuesve shqiptarë në BE. Raporti: Kryesojnë sirianët
Ulet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Europë. Sipas të dhënave të Agjencisë për Azil e Bashkimit Europian gjatë muajit prill të këtij viti numri ia azilkërkuesve shqiptarë është ulur me afro 25 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjatë një muaji kanë kërkuar azil 713 persona dhe prej tyre 506 kërkesa kanë qenë për herë të parë, ndërsa 207 raste kërkesat ishin përsëritëse. Franca, Gjermania dhe Italia janë tre shtetet që kanë pasur edhe numrin më të lartë të këtyre kërkesave.
Megjithatë, ajo që vihet re është rritja e numrit të azilkërkuesve nga Turqia. Sirianët përkatësisht me (8 800) kërkesa dhe afganët me (7 000) kërkesa vijuan të kryesonin listën e azilkërkuesve. Mbi 60 % e tyre ishin në shtetin gjerman.