25 mln lekë shpërblime në 2 muaj, vetëm 3 deputetë kursyen fondet
Bojkoti parlamentar i opozitës përgjatë muajit të shkuar ka sjellë edhe reduktimin e të ardhurave të deputetëve, që nuk kanë marrë pjesë në punimet e Kuvendit.
Sipas të dhënave të Kuvendit atyre u janë mbajtur nga paga të ardhurat, për shkak të mosfrekuentimit të punimeve në seancat plenare. Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë edhe për shpërblimet dhe dietat që i përfitojnë nga statusi i deputetit.
Sipas gazetës ”Panorama” në dy muaj deputetët kanë përfituar nga dietat, udhëtimet jashtë vendit, qiratë e banesave, telefonat etj rreth 25 milionë lekë shpërblime.
Ajo që bie në sy në listën e 140 deputetëve është se vetëm tre prej tyre kanë kursyer fondin e shtetit. Bëhet fjalë për nënkryetarin e PD, Edi Paloka, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe deputeten e PS, Vasilika Hysi.
Të tre deputetët kanë shpenzuar 0 lekë për karburantin dhe telefonin, ndërsa Hysi asnjë shpenzim edhe për dieta.
KOHA JONË SONDAZH

