25 prilli/ Abilekaj tregon si janë “vjedhur” paratë e tërmetit, Spiropali: Je i pabesueshëm
Analisti Enton Abilekaj ka debatuar me ministren për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali mbi zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se kanë fituar duke u dhënë para personave të varfër. Abilekaj ka përmendur tërmetin e 26 nëntorit duke thënë se kanë marrë para edhe persona që nuk kanë pasur asnjë gërvishtje në banesë, ndërsa ata që kanë pasur dëme të vogla, kanë kërkuar rindërtim të shtëpisë.
Pjesë nga debati në ”Open”
Abilekaj: Keni kryer krim zgjedhor duke takuar njerëzit në rrugë duke i thënë se ju japim para.
Spiropali: Mos përdorni të njëjtin gjuhë si Lulzim Basha. Ti nuk ke asnjë hall, nuk mund të quash krim zgjedhor kur e zeza në të bardhë thotë se ishin zgjedhjet më të mira. Edhe PD e ka pranuar sepse i kanë pranuar mandatet dhe do të jenë në Kuvend. Nëse marrin mandatet dhe nuk pranojnë rezultatet, pyetini se 2+2 bëjnë 5. Ne kemi një qetësi olimpike.
Abilekaj: Ky është një besim i imponuar, i blerë, u është ofruar në varfëri një pikë ujë në shkretëtirë. Një të varfëri që i jep para se zëre se tu prish nga tërmeti, çfarë do bëjë.
Spiropali: Shtëpitë u dëmtuan nga tërmeti dhe po u kthehen.
Abilekaj: Ka njerëz që nuk kanë pasur gërvishtje nga tërmeti dhe kanë marrë para, të tjerë kanë marrë një gërvishtje dhe e kanë bërë nga e para.
Spiropali: Jeni kaq të pabesueshëm.