25 prilli, ambasadorët zbarkojnë në Elbasan
Zgjedhjet e 25 prillit po afrojnë, ndaj edhe trupat diplomatike në vend po bëjnë lëvizjet e fundit që procesi të jetë i qetë, demokratik dhe pa konflikte.
Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian Luigi Soreca i shoqëruar nga ambasadorja e Francës, Elisabet Barsak dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, kanë zbarkuar në Elbasan ku kanë nisur takimet me drejtuesit politik të partive kryesore kandiduese në zgjedhjet e 25 prillit.
Taulant Balla i Partisë Socialiste, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdari e Nismës Thurje, janë takimet e planifikuara këtë të hënë me ambasadorët e BE-së.
Atmosfera në prag të zgjedhjeve dhe respektimi i standarteve mësohet te jenë temat kryesore të takimeve të ambasadorit dhe drejtuesve politik të partive. Pas takimeve ambasadorët kanë njoftuar një konferencë të përbashket për shtyp rreth orës 12:30.