25 prilli/Balla: Modeli i fletës së votimit i Kosovës është perfekt
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla ka folur për mënyrën e fletës së votimit në zgjedhjet e 25 prillit, ku tha se ajo duhet të jetë sa më e thjeshtë dhe e kuptueshme për qytetarët që të mos krijojë mundësi që ajo të bëhet e pavlefshme. Për këtë Balla tha se modeli i fletës së votimit të Kosovës është perfekt.
”Besoj se Kuvendi i Shqipërisë brenda një kohë të shkurtër arriti ti transformonte. Janë zgjedhjet e para ku qytetarët e parë do të votojnë dhe për kandidatët.
Është e domosdoshme që komisioneri të përmbyllë sa më shpejt fletën e votimit, në ëmnyrë që qytetatët ta kenë sa më thjeshtë. Qytetartët do duhet të votojnë në numrin 12 dhe te kandidatët.
Modeli i fletës së votimit në Kosovë është perfekt. Ne kemi një sistem numërimi ende me numërues partiak. Partitë e vogla nuk kanë mundësi që të kenë përfaqësuesit e tyre.
Një fletë votimi më e madhe e bën të pamundur që të kenë mundësi të kenë akses përmes videos dhe ekranit që të ndjekin procesin e votimit”,-tha Balla.