25 prilli dhe angazhimi i Policisë, Vasili: Do të monitorojmë dhe zbatimin e masave anti-covid

Policia e Shtetit, krahas detyrave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë procesit zgjedhor, do të monitorojë njëkohësisht dhe zbatimin e masave anti-covid. Drejtori i rendit Ylli Vasili, thotë se fillimisht do ketë këshillim dhe në rast përsëritje do merren masat e nevojshme. Plani i masave është hartuar që në muajin dhjetor dhe tashmë ka nisur implementimi në terren, me përcaktimin e detyrave përkatëse.

”Faza e parë është faza e përgatitjes, faza e dytë është garantimi i rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të votimit. Faza e tretë është gjatë shoqërimit të kutive të votimit dhe faza e katërt do të jetë gjatë numërimit të votave dhe shpalljes së rezultatit”, u shpreh Vasili.

Nisur nga incidentet e fundit në qytetin e Elbasanit në prag të nisjes së fushatës elektorale, blutë thonë se personat e përfshirë do të marrin përgjegjësinë sipas ligjit.

SHKARKO APP