25 prilli është betejë e pambaruar!

Alban Daci

25 prilli ishte ëndrra e shumë shqiptarëve për një Shqipëri ndryshe e mbi të gjitha për rotacion pas një pushteti 8 vjeçar të mbushur me skandale të rënda dhe mbi të gjitha me qeveri të ndërruar në sipërfaqes, por të në thelb e njëjta e dështuar si në premtime të dhëna e të pambajtura, por edhe për të krijuar vizione apo modele të reja qeverisje.

25 prilli ishte mundësia reale për t’i dhënë një dimension të ri procesit të integrimit europian që në fakt ka mbetur në vendnumëro si pasojë e një qeverie të mbushur me skandale e me dështime. Për dështimin e integrimit nuk kanë asnjë faj as shqiptarët e as Opozita!

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy mandatet e PS kanë pasur kaq shumë skandale sa në vende normale europiane kryeministri do të kishte dhënë disa herë dorëheqjen e ndoshta duhet të kishte dhënë dorëheqje edhe nga politika si profesion. Në këto rrethana mandati i treti nuk kishte kuptim e mbi të gjtiha po ashtu në një vend normal europian as nuk do të kishte ndodhur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë faktor në shërbim të pushteti kanë sulmuar Opozitën për shkak të largimit nga jeta Parlamentare, por thuajse askush dëshmon se jeta parlamentare shqiptare kishte mbaruar, sepse aty brenda kishte të inkriminuar, gangster të vëshur me pushtet e po ashtu kushte përfaqësues maxhoritar që kishin kapur jetën parlamentare me “tepsin mbi sofër” dhe “timonin e një karroce pa guzhineta”. Askush nuk ka sulmuar pushtetin për poshtërimin e kapjen e legjislativit.

Në Shqipëri kemi për fat të keq një polarizëm të tejskajshëm sa edhe shumica e mediave janë tashmë të nënshtruara përballë pushtetit duke i shërbyer pa asnjë rezervë. Shumica e mediave u morën pak më 25 prillin dhe atë e trajtuan vetëm si humbje të PD dhe Bashës, por shumë pak ose thuajse asnjë nuk u morën me faktin se çfarë humbën e do të humbin shqiptarët me një mandat të tretë!

Shumica trumbuan fitoren e Ramës si diçka legjendare, por thuajse pak ose shumë u treguan shqiptarëve se çfarë ndodhi me ta më 25 prill. Ajo që është e vërtetë dhe përtej konsumimit politik është fakti se nuk humbi Basha, por u detyruan të humbin shqiptarët. Diktati i një shumice pa ide dhe e dalë nga shinat e normalitetit kushtetues i trajtoj shqiptarët si të nënshtruar dhe jo si qytetarë!

Pse nuk ka humbur Basha personalisht më 25 prill? Basha ka një moshë realtivisht të re e të mbushur me suksese qoftë si lider e po ashtu edhe si profesionist. Nëse dikush mendon se Basha e ka postin e Kryeministrit si nevojë personale ose jetese gabohem rëndë. Basha e shikon postin kryeministror si lider i PD për të qeverisur vendin, për të kthyer në pushtet PD si një alternativë e mbi të gjitha për çuar Shqipërinë me sukses përballë sfidave të rëndësishme.

Po kush ishte thelbi i 25 Prillit? Rotacioni i pushtetit si domosdoshmëri! Rikthimi i rendit kushtetues! Zgjedhje të lira e demokratike! Rikthimi me sukses i procesit të integrimit europian! Lufta kundër korrupsionit dhe vjedhjes së pasurive kombëtare! Më thoni vetëm njërën nga këto që po realizohet ose është realizuar pas zgjedhjeve?! Të gjitha mbeten aty në pritje të një realitet të ri! Prandaj, ëndrra e shqiptare e 25 Prillit mbetet e vazhdon të mbetet aktuale më shumë se kurrë! 25 është një betejë e sapo filluar dhe e pambaruar! Kjo betejë mbaron me rrëzimin e këtij pushteti!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?