25 prilli/Patozi: E vetmja shpresë për të mërziturit e listave të mbyllura, ose të shohin për ndonjë drejtor
Drejtuesi i Bindja Demokratike, Astrit Patori thotë se Gjykata Kushtetuese duhet të shqyrtojë kërkesën e tyre për hapjen reale të listës përpara 25 prillit. ”Përndryshe, të shohin për ndonjë drejtor dogane, drejtor hipoteke, apo drejtor patentash, sepse deputetë nuk bëhen dot”,-thotë Patozi.
Postimi i plotë
Këta të mërziturit fare apo gjysëm të goditurit e pjesës humbëse të listave në partitë e vjetra, të cilët po ushqejnë veten me gajret se mund të thyejnë herësin e Damianit e të futen në zonën fituese, duke spostuar ata që kanë përpara, kanë vetëm një shpresë:
Të luten që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë kërkesën tonë për hapjen reale të listës përpara 25 prillit dhe të na japë të drejtë.
Përndryshe, të shohin për ndonjë drejtor dogane, drejtor hipoteke, apo drejtor patentash, sepse deputetë nuk bëhen dot.