25 prilli, Presidenti Meta: Do të jem kudo, në të gjithë Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta nga takimi me përfaqësues të shoqërisë civile, tha se nëse PS-ja fiton zgjedhjet pa prekur votën, ai do të japë dorën më 26 prill.

”Nëse kjo shumicë konfirmohet pa prekur votën, Presidenti jep dorëheqjen më 26 prill. Të jenë të qartë të gjithë, Presidenti do të shkojë në të gjithë Shqipërinë me këto mesazhe. Qytetarët duhet të ndërgjegjësohen se në demokraci, fuqia e tyre është vota. Ta përdorin votën për të zgjedhur dhe për të ndëshkuar. Ta orientojnë votën e tyre tek kandidatët më me integritet. Për mua ka rëndësi të ringjallet besimi tek demokracia. Presidenti nuk do të fshihet kurrë nga një sfidë e madhe, angazhimi për të ndalur çdo përpjekje që synon të vrasë demokracinë”, tha ai.

SHKARKO APP