25 Prilli – Si do të listohen kandidatët e partive të vogla, zbardhet marrëveshja e Bashës me aleatët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke firmosur sot marrëveshjen me aleatët për koalicionin opozitar “Shqipëria Fiton”. “ABC News” ka zbardhur detaje nga dokumenti i firmosur sot që do të dorëzohet më pas në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se në këtë dokument nuk do të ketë të përcaktuar numër, sesa mandate apo në çfarë nivel përfaqësimi do të jenë partitë aleate në listat e kandidatëve që do të hartohen në 5 mars.

Ne marrëveshje, PD zotohet se aleatet do të përfaqësohen me emra kandidatësh në listë, në bazë të rezultateve të mëparshme zgjedhore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Poshtë emrit të koalicionit opozitar do të shkruhen emrat e partive që janë pjesë e koalicionit. Pra, kandidatët në listë do të jenë kandidatë të koalicionit dhe jo të partive përkatëse, njëlloj siç u veprua në zgjedhjet e 2017-ës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?