25 prilli, Vetëvendosja me kandidat edhe në Gjirokastër

Lëvizja Vetëvendosje dega Shqipëri, do të marrë pjesë në zgjedhet e 25 prillit. Vetëvendosja do të kërkojë përfaqësim në Parlament për qarkun e Gjirokastrës nëpërmjet arkitektit Kreshnik Merxhani.

“Pasi kemi njoftuar dy kandidatët tanë për Qarkun e Tiranës dhe Lezhës, Bojken Abazin dhe Iliaz Shehun, do të prezantojmë kandidatin tjetër nga zgjedhësit, për Qarkun e Gjirokastrës, zotin Kreshnik Merxhani, i cili bashkëpunon prej disa vitesh me VV në Shqipëri. Kandidatët tanë janë njerëz që me vlerat e tyre shoqërore, profesioniste, do të sjellin një pikëpamje tjetër për mënyrën sesi bëhet politikë. Sa më të vendosur në mbrojtje publike të çështjeve të politikës, aq më të qenësishme janë subjektet politike. Ne e dimë mirë s i rëndësishëm është përfaqësuesi në Kuvendin e Shqipërisë, ndaj nuk synojmë të sjellim të ‘fortin e lagjes’, por propozojmë emra dhe njerëz të ditur për Kuvendin, vendin dhe lagjen”, tha VV në deklaratën para mediave.

Në fjalën e tij para mediave, Merxhani tha se është domosdoshmëri zhvillimi i Gjirokastrës, ndërsa quajti alarmante largimet e qytetarëve nga ky qark.

SHKARKO APP