25 vjeçari që ndërroi jetë nga kanceri i stomakut

Një lajm i trishtë, JOQ lajmeron se Arlind Carkanji, 25-vjeçari që vuante nga kanceri i stomakut, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e tij.

Edhe pse të shumtë ishin ata që kontribuan financiarisht për të grumbulluar paratë për trajtimin e të riut në Turqi, fatkeqësisht ai nuk ja doli dot.

Për të gjithë ata që kontribuan, familja e Arlindit shpreh mirënjohjen më të thellë.

I riu u përball luftoi kundër kancerit të stomakut në fazën e katërt. Pas një diagnoze të vështirë dhe një beteje të gjatë që përfshinte gjashtë seanca kimioterapie dhe një operacion të rëndë, Arlindi u detyrua të kërkonte trajtim në Turqi, pasi në Shqipëri nuk iu ofruan më mundësi për përmirësim.

25 vjeçari ndërroi jetë. Ishte një djalë i qeshur dhe i mrekullueshëm.

SHKARKO APP