25-vjeçari shkel urdhrin “arrest shtëpie”, shkakton aksident në Shkodër
Edhe pse ishte në arrest shtëpie, një i ri ka marrë makinën dhe për fatin e tij të keq ka shkaktuar aksident, dhe tashmë ka pëfunduar pas hekurave.
Sipas njoftimit të policisë Shkodër, më datë 19.05.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi A.N., vjeç 25, banues në fshatin Golem, me masë sigurie “Arrest shtëpie”, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Urës së Bunës, ka aksidentuar dhe është larguar nga vendngjarja, këmbësoren K.V., vjeçe 62, banuese në fshatin Selcë, Malësi e Madhe.
E aksidentuara sipas bluve, u dërgua në spital nën kujdesin e mjekëve. Përveç akuzës për të cilën ndodhej në arrest shtëpie, atij i janë shtuar edhe akuzat sipas neneve 323, 290 e 273 të Kodit Penal, largim nga vendi i aksidentit, shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit.
KOHA JONË SONDAZH

