25 vjet nga masakra e 2 Prillit, PD homazhe në Shkodër

Kryedemokrati Lulzim Basha, i shoqëruar nga drejtues të tjerë të lartë të Partisë Demokratike dhe deputetë të opozitës, përkujtuan sot në Shkodër 25-vjetorin e 2 Prillit.

Kreu i PD-së, ai i republikanëve, por edhe drejtues opozitarë të tjerë vendosën kurora me lule në memorialin kushtuar Arben Brocit dhe tre të rinjve të tjerë që u vranë gjatë protestave antikomuniste.

Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka u vranë nga forcat e regjimit komunist gjatë protestave të prillit të 1991-it që shpërthyen në Shkodër.

PD përkujton në Shkodër 25-vjetori i 2 Prillit

SHKARKO APP