250.000 euro Shqipërisë për pastrimin e minave

 

Ambasadori Gjerman në Shqipëri Helmut Hoffman dhe Përfaqësuesja e Përhershme e PNUD Zineb Touimi-Benjelloun firmosën sot marrëveshjen për mbështetjen e mëtejshme të Zyrës Shqiptare të Koordinimit të Minave dhe Municioneve (AMMCO) deri në fund të vitit 2016.

Fondi prej 250.000 Euro do të përdoret për të siguruar koordinimin, monitorimin  dhe sigurimin e cilësisë për operacionet e pastrimit të municioneve të paplasura në përputhje të plotë me Standartet Humanitare Ndërkombëtare  në gjashtë hotspote ushtarake me municione të paplasuar.

Gjithashtu, pesë ish-depo ushtarake dhe tunele që janë përdorur për të ruajtur municione në Shqipëri do të inspektohen dhe certifikohen si të pastra nga municionet dhe të sigurta për përdorim të mëtejshëm.

Banorët lokalë të zonave të kontaminuara do të jene pjese e programeve ndergjegjesuese dhe edukuese. Në fund të programit në vitin 2016, rreth 800,000 metër katrorë (rreth 40%  e zonave të identifikuara) do të jenë të pastruara dhe certifikuara.

“Me punën e Zyrës Shqiptare të Koordinimit të Minave dhe Municioneve, problemi shumë serioz i pastrimit të hotspoteve do të vashdojë” tha Ambasadori Gjerman.

Me fondet e mëparshme nga Qeveria Gjermane në gjysmën e dytë të 2014, rreth 170,000 metër katrorë është deklaruar e lirë nga rreziku i municioneve.

Municionet e paplasura dhe mbetjet explosive të luftës janë një problem i përhapur në Shqipëri. Disa nga shkaqet e këtyre kontaminimeve janë shpërthimet në depot e ruajtjes  së municioneve në vend gjatë trazirave civile të vitit 1997, mbetjet explosive të Luftës Dytë Botërore si dhe zonat e demontimit të municioneve, të cilat duhet të pastrohen nga mbetjet explosive. Përvec rrezikut tek popullata civile, ky lloj kontaminimi rëndon me tepër edhe kërkesën dhe nevojën për përdorimin e kësaj toke si bujqësore.

Pastrimi nga municionet do të jetë në hotspotet e:

–       Picar & Kordhoc – Gjirokaster,

–       Sinanaj – Tepelene,

–       Laç,

–       Qaf-Shtame, Klos & Suc – Burrel,

–       Palikesht dhe Mbreshtan – Berat

–        Jube Sukth – Durres.

Projekti do të bëjë inspektime dhe certifikimin e tokës si të lirë nga municionet dhe të sigurtë për përdorim të mëtejshëm , të pesë ish depove ushtarake dhe tuneleve që kanë magazinuar municione në Shqipëri.

  • Borizane – Kruje.
  • Vertop – Berat.
  • Qafe Molle-1 – Tirane.
  • Labinot & Mengel – Elbasan.

SHKARKO APP