250 mln euro për bujqësinë, Rama: Eksportet do të rriten

Kryeministri Edi Rama thotë se interesi i ulët i kredive dhe reduktimi i kërkesave për kolateral do ta bëjnë këtë financim më tërheqës për fermerët dhe sipërmarrësit ruralë. Fjala është për një linjë të re financimi ndërmjet Bankës së Shqipërisë dhe garancisë sovrane nga qeveria do të vendoset në dispozicion të sektorit bujqësor në vend brenda këtij viti.

”Duhet të jemi shumë të hapur dhe besoj duhet të biem dakord që 2.1% e volumit të përgjithshëm të kredive për këtë sektor, është vërtet shumë pak. Ky është një hp cilësor, shumë premtues për sektorin dhe vendin. Kemi vendosur objektivin që në 2030 eksportet të arrijnë mbi 1 mld euro. I kemi 4-fishuar. Arritja e objektivit për 1 mld euro kërkon një fuqi të shtuar të fermerëve dhe do vijë përmes investimeve dhe rritjes së volumit të sipërmarrjes në fshat”, tha Rama.

Një kreditim të tillë të bujqësisë guvernatori i Bankës së Shqipërisë e cilësoi një hap të madh që do ndikoj në uljen e varfërisë. Deri në 2027 qeveria të dedikojë nga buxheti i shtetit 5.1 miliardë lekë. Bujqësia zë një vend të rëndësishëm në ekonominë e vendit teksa edhe 40% e popullsisë është e punësuar në këtë sektor.

“Ecuria ende larg nevojave që sektori bujqësor ka për kredi pasqyron realitetin e rrezikut që mbart kreditimi i tij si pasojë e natyrë së aktiviteti, mungesës së kolateralit dhe kostove të larta. Por rritja e vëmendjes suaj ndaj kreditimit të tij është një çështje me rëndësi strategjike për zhvillimin e vendit”, u shpreh Sejko.

SHKARKO APP