”2500 € për një shtesë”, korrupsioni që çoi në burg zyrtarët e bashkisë Dimal
Katër zyrtarë të Bashkisë Dimal kanë rënë në pranga, si edhe dy punonjës të një firme private. Hetimet për këtë çështje kanë nisur në nëntor të vitit 2020 nga kallëzimi i një qytetari me inicialet P.B.
Në pranga kanë përfunduar ish-shefi i transporteve në bashkinë e Dimalit, Arben Gurraj, drejtor i Zyrës së Urbanistikës Altin Pali si dhe shefi i IKMT Agim Çunaj. Po kështu, në pranga kanë përfunduar edhe inxhinieri i bashkisë Arjan Demiri si dhe ekonomistët, Vajet Kushi e Valentina Jançe.
Në kallëzim qytetari akuzon punonjësit e Bashkisë së Dimalit se i kanë dëmtuar biznesin e ngritur në një pronë publike të cilën ai e posedonte që prej fillimit të viteve ‘90 me justifikimin se do të ndërtohej lulishte, por sipas tij pas prishjes prona i është kaluar nja qytetari tjetër.
Punimet për lulishte nga ana e Bashkisë nuk kanë pasur si qëllim zgjerimin e hapësirave publike, por të favorizonin personin tjetër, me të cilin kallëzuesi pranon se ka pasur një konflikt pronësie.
Këta shtetas akuzohen se në këmbim të shumave monetare që varionin deri në 2 mijë e 500 euro lejonin qytetarë të ndryshëm për të kryer ndërtime dhe shtesa kryesisht në zonën e Dimalit.
KOHA JONË SONDAZH

