2500 ndëshkime për punën – Vlora mban rekord, Gjirokastra qarku më i rregullt

Mbi 2500 subjekte janë ndëshkuar gjatë vitit 2018 për shkak se janë kapur në shkelje të ligjeve të punës.

Referuar raportit të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, konkretisht masa janë marrë për 2568 subjekte private dhe shtetërore, ku për 855 prej tyre është vendosur masa urgjente pezullim i aktivitetit, janë paralajmëruar 1538 subjekte, si dhe janë gjobitur 175 subjekte të tjera.

Në total inspektoriati ka kontrolluar 12.297 subjekte shtetërore dhe private si dhe mbi 291 mijë vende pune. Vlerta totale  e gjobave të vendosura arrin në rreth 30 milionë lekë.  Sa i takon shkeljeve,  Vlora mban vendin e parë sa i takon abuzimeve me punonjësit dhe legjislacionit të punës dhe kryesisht problematika me e madhe qëndron tek bizneset private,  qark për të cilin në total janë marrë 544 masa penalizuese, e ndjekur nga Berati me 426 masa, Tirana, Durrësi, etj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa qarku më i rregullt në këtë drejtim ka rezultuar Gjirokastra, me vetëm 20 shkelje të evidentuara në total.

Swiss Digital Mobile Reklama

Masa penalizuese

Pezullim 855 subjekte

Paralajmërim 1538 subjekte

Gjoba 175 subjekte

Total  2568 subjekte

Tabelë

Qyteti/ Masa

Vlorë 544

Berat 426

Tiranë 400

Durrës 322

Elbasan 152

Dibër 148

Lezhë 142

Korçë 117

Shkodër 111

Kukës 98

Fier 84

Gjirokastër 20

Qendër 7

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?