2567 gjoba për 48 orë, Policia: Në pranga 19 shoferë
Policia Rrugore informon duke thënë se ka një fluks te shtuar të qarkullimit në rrugët që të lidhin me bregdetin. Autoritetet këshillojnë drejtuesit e mjeteve që të mos shpejtojnë dhe të zbatojnë rregullat e qarkullimit.
Gjatë 48 orëve të fundit janë ndëshkuar mijëra shoferë për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor. Po ashtu janë arrestuar në flagrancë 19 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Policia Rrugore po ashtu ka pezulluar 61 leje drejtimi, nga të cilat 37 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 24 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Në të gjithë vendin për 48 orë janë gjobitur 2567 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.