Shkëlqim Hajdari nderohet me titullin e lartë “Ambasador i Paqes” në 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Një ngjarje e veçantë u mbajt dje në selinë e Ambasadës për Paqe Universale në Botë, ku u festua 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës me një ceremoni dinjitoze. Në këtë event të rëndësishëm, Kryeinspektori i Republikës së Shqipërisë dhe personaliteti i shquar, z. Shkëlqim Hajdari, u nderua me titullin e lartë “Ambasador i Paqes”, në vlerësim të kontributit të tij të jashtëzakonshëm për paqen, drejtësinë dhe vlerat humane.

Ky çmim i jepet individëve që kanë treguar lidership, integritet dhe përkushtim në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë dhe më të bashkuar. Nder dhe krenari për të gjithë ata që kanë pasur dhe kanë fatin të punojnë pranë një personaliteti të tillë, i cili mishëron dhe përcjell vlerat më të larta njerëzore!

Urime edhe një herë z. Shkëlqim Hajdari për këtë vlerësim të merituar!

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?