268 milionë euro dëm në buxhet. KLSH: Qeveria shkelje të rënda në të ardhura dhe shpenzime për 9 muaj

Afro 268 milionë euro është dëmi ekonomik në buxhet si pasojë e shkeljeve  të konstatuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në të ardhura dhe shpenzime përgjatë 9 muajve të këtij viti. Në raportin e publikuar nga KLSH, evidentohen se  shkeljet më të mëdha me efekte të konsiderueshme në buxhetin e shtetit dhe jo vetëm, lidhen me keq administrimin e të ardhurave: menaxhimin jo të kujdesshëm në procesin e përdorimit të fondeve publike; keq administrimit të pronës shtetërore e ndjekur nga paligjshmëritë proceduriale dhe ineficencat në realizimin e procedurave të prokurimit publik.

Konkretisht,  dëmi ekonomik në fushën e të ardhurave, rezulton në afro 25,3 milionë euro, ndërsa 43.5 milionë  euro regjistrohet dëmi ekonomik në fushën e shpenzimeve, jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve, si dhe shkelje të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keqmenaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor”.

Totali i dëmit në të ardhura dhe shpenzime regjistrohet në afro 196 milionë euiro, ndërsa pjesa tjetër e shumës,  afro 72 milion euro, llogariten si të ardhura apo shpenzime të realizuara në kushtet e parregullsive në zbatimin e dispozitave ligjore në fuqi, me efekte negative për periudhën janar – shtator 2019.

SCAN

SHKARKO APP