27-vjeçarja shqiptare i jep fund jetës në burg, del letra nga gjyqtari: Ku gabova?
Mediat në Itali po flasin për Donatela Hodën. 27-vjeçarja italo-shqiptare vrau veten në burg, pasi ishte dënuar për vjedhje. Ajo kishte varësi nga droga dhe gjashtë vitet e fundit, i kishte kaluar mes burgut dhe lirisë, pasi ishte ndaluar disa herë për vjedhje.
Vincenzo Semeraro, gjyqtari mbikëqyrës i Gjykatës së Veronës, shkroi një letër që u lexua në Kishë gjatë funeralit. Gjyqtari ka treguar për ”Corriere Della Sera” se kontakti i parë që kishte patur me Donatela Hodo, kishte qenë në vitin 2016, në arrestimin e saj të parë. Në gjashtë vite, Vincenzo Semeraro, kishte krijuar një marrëdhënie të veçantë.
“U bë një javë që kur Donatella kreu gjestin e saj tragjik, që unë i bëj vetes një mijë pyetje. Ku gabova, në çfarë? Sa herë që një person në burg merr jetën e tij, kjo do të thotë se i gjithë sistemi ka dështuar. Në rastin e Donatellës, unë isha pjesë e sistemit pasi e kisha ndjekur rastin e saj për gjashtë vjet. Si sistemi, edhe unë kam dështuar”.
KOHA JONË SONDAZH

