27 vjeçarja u hodh nga tarraca, policia vë në pranga 39 vjeçarin: I publikoi foto int*ime
Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Kamëz, ku një 27 vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga pallati.
Sipas policisë, dyshohet se e reja ka ndërmarrë aktin ekstrem për shkak të publikimit të një fotografie intime. Për këtë në pranga është vënë 39 vjeçari Altin Çoku.
39 vjeçari dyshohet se i ka publikuar foton intime 27 vjeçares dhe akuzohet për veprën penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”.
Ngjarja e rëndë ndodhi me datë 10 Shkurt në rrugën “Teuta” në Kamëz, ku e reja u vetëhodh nga tarraca e katit të katërt dhe për pasojë humbi jetën nga dëmtimet e marra.