27 zyrtarë të përfshirë në kultivimin e kanabisit

Në 5 muaj, Policia e Shtetit arrestoi e procedoi kryepleq, inspektor mjedisi dhe elektricist të OSHEE, për shkak të përfshirjes në kultivimin e kanabisit. 18 kryepleq, 13 prej të cilëve janë proceduar dhe 5 arrestuar. Të proceduarit janë në gjendje të lirë, pasi akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa të arrestuarit dyshohen si të implikuar direkt në kultivimin e lëndëve narkotike.

Rasti i fundit që policia arrestoi kryeplak fshati ishte një javë më parë. Efektivë të komisariatit numër 4 vunë në pranga Abaz Gjedikun, kryeplak i fshatit Shëngjin i Vogël të njësisë Administrative Zall-Bastar, pasi u gjetën bimë kanabisi me lartësi deri në 1.5 metër.

Numri më i lartë i zyrtarëve të implikuar është në qarkun e Kukësit, për të vijuar me Tiranën dhe më pas qytetet e tjera, si Shkodra, fushe-Kruja, Berati dhe Vlora.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë operacioneve ku u evidentuan dhe zyrtarët e shtetit, blutë arrestuan dhe 46 kultivues si dhe shpallen në kërkim 30 të tjerë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?