“2700 euro një diplomë”, dëshmitë e shqiptarëve për mbrojtjen e gjermanishtes
Mijëra certifikata të falsifikuara ose të rreme që “dëshmojnë” njohjen e gjermanishtes, janë zbuluar ka një aksion i fuqishëm nga policia Austriake. Këto dokumente u kanë shërbyer të huajve, kryesisht nga Shqipëria, Koracia dhe Serbia, për të siguruar qëndrimin në Austri.
Bëhet fjalë për rreth 8000 kallëzime penale që janë bërë ndaj personave nga vendet e përmendura, njoftojnë sot të gjitha mediet austriake. Janë zbuluar 10 grupe, të cilat kanë vepruar kryesisht në Austri por edhe në Bosnjë dhe në Gjermani. Në pranga janë vënë 25 krerët e këtij rrjeti të madh të falsifikimit, kanë bërë të ditur sot hetuesit në konferencën për medie të mbajtur në Vjenë.
Në mesin e autorëve të këtyre delikteve bëjnë pjesë edhe institute gjuhësore të palicencuara, operatorë dhe ekzaminues, të cilët kundrejt një pagese “kanë mbyllur sytë”, pastaj një avokat si dhe falsifikues certifikatash dhe ndërmjetësues të shërbimeve të tilla ilegale.
Njerëzit me njohje të vogël të gjemranishtes ose pa njohje fare kanë paguar në mes 100 dhe 2700 eurosh për një certifikatë të falsifikuar ose të rreme. “Viktimat” gjegjësisht ata që kanë paguar për certifikatat, janë në pjesën më të madhe nga “regjioni gjuhësor serbokroat” si dhe nga Shqipëria.
Përmes këtyre dokumenteve ata kanë siguruar qëndrim në Austri. Ndërsa pasi që me qëndrim lidhet edhe përfitimi nga shërbimet sociale, ndaj tyre do të zhvillohen hetime për mashtrim të këtyre shërbimeve. Pra ata mbi këtë bazë kanë shfrytëzuar ndihma familjare dhe shërbimin shëndetësor në Austri.
KOHA JONË SONDAZH

