28-vjeçari këmbësor përplaset për vdekje
Aktualitet E Martë, 21 Shtator 2021 17:29
Një këmbësor 28-vjeçar është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kamzës.
Sipas policisë “rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetasi A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur me pasojë vdekjen në vend këmbësorin K. L., 28 vjeç.”
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
KOHA JONË SONDAZH

