29 drejtues mjetesh thyen rregullat e karantinës, procedohen penalisht 3 persona

Në kuadër të masave për parandalimin e COVID-19, gjatë 24 orëve të fundit nga Policia e Shtetit janë proceduar penalisht tre persona.

Burime nga Policia bëjnë me dije se 29 drejtues mjetesh kanë shkelur urdhërin  endalim qarkullimit, për të cilën janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim të mjetit.

Informacion/ Policia e Shtetit

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë evidentuar 29 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Janë proceduar penalisht 3 shtetas, 1 në Tiranë, për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë; 1 në Korçë dhe 1 Gjirokastër, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Në të gjithë vendin, gjatë 24 orëve të fundit, si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga strukturat e Policisë dhe denoncimeve të ardhura nga qytetarët në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, në 112/129 dhe Komisariatin Dixhital, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 262 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 6 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masa administrative, në bazë të nenit 3, pika 7 e Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së COVID-19.

SHKARKO APP