29-vjeçari hidhet nga ballkoni i banesës, ndërron jetë rrugës për në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 29-vjeçar është hedhur nga ballkoni i banesës së tij në fshatin Trebinjë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Policia thotë se bëhet fjalë për të riun me iniciale M.M 29 vjeç, i cili nga dhënat paraprake dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.
“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Trebinjë, Pogradec, dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i katit të dytë të banesës së tij, shtetasi M. M., rreth 29 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Pogradecit. Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.