29 vjeçari vdes në aksident te Unaza e Tiranës, afër Liqenit. Shkaku? Shpejtësia 110 km/orë!

Aksidentet nuk ndalojnë. Ecin shpejt dhe në ditë me lagështi aksidentet janë të shumta.

Ky që shihni në foto është 29-vjeçari, Arjan Shahaj, i cili ndërroi jetë si pasojë e një aksidenti tragjik që u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë.

Policia sqaronte se viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend. Shkak dyshohet se është bërë lagështia dhe shpejtësia. Burimet tregojnë se ka qenë me shpejtesi afro 110 km/orë dhe nga përplasja me një makinë tjetër ka vdekur në vend.

“Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R. Shpejtësia e mjetit ka qenë 110 km/orë. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë). Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, tha policia.

SHKARKO APP