29-vjeçarja humbi jetën pas lindjes së fëmijës, familja akuzon mjekët: Piu ujë dhe u këput

Familjarët e Ardita Muçës vetëm 5 ditë gëzuan për ardhjen në jetë të fëmijës, pasi 29 vjeçarja humbi jetën papritur. Familja hedh akuza për mjekët e maternitetit të Durrësit, aty ku e reja lindi. Ajo ndërroi jetë të hënën paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë. Të afërmit që kanë hapur dyert e mortit akuzojnë mjekët, ndërsa për të zbardhur vdekjen e të resë kanë bërë denoncim në polici dhe presin rezultatet e mjekësisë ligjore.

29-vjeçarja lindi me operacion cezarian më 30 qershor. Dje pasi ishte takuar me motrën e saj, piu ujë dhe u këput e ra në dysheme. Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. ”Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuam që të vijë një mjek, pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku”, tregojnë të afërmit për ”News 24”.

Ata sqarojnë se bombola e oksigjenit kishte mbaruar, ndërsa e reja në urgjencë kishte mbërritur me rrahje zemre, por mjekët u thanë se truri nuk funksionon pa oksigjen. “E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, tregojnë më tej të afërmit e të ndjerës, të cilët akuzojnë mjekët në lidhje me vdekjen e lehonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?