3.4 milionë euro në “Toyota Yaris”, pushohet çështja për 5 të arrestuarit

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar akuzat për pesë prej gjashtë të arrestuarit e çështjes “Toyota Yaris”, e cila lidhet me futjen në Shqipëri nga Porti i Durrësit të 3.4 milionë Eurove.

Mësohet se për gjykim të mëtejshëm është dërguar çështja për dy të akuzuarit, Ervis Vladi për “mosdeklarim të të hollave në kufi” si edhe për Agim Cekën, për “armëmbajtje pa leje”.

Ndërkohë sipas “News24”, akuza është pushuar për Alfrd Vladin, Klevi Canin, Alban Mollaymerin dhe Edi Likën.

Në muajin qershor të vitit 2018,  janë sekuestruar në dy makina ‘Toyota Yaris’ të mbërritura nga jashtë shtetit në Portin e Durrësit, 3 milionë e 470 mijë euro.

Pas zbulimit të saj, policia dhe prokuroria arrestuan gjashtë personat e mësipërme, si të dyshuar për ngjarjen.

SHKARKO APP