3.4 mln euro në “Toyota”, hetimin e marrin në dorë Krimet e Rënda. Ja prokurori

Dosja hetimore për shumën e parave prej 3.4 mln euro të gjetura në Toyota Yuris në portin e Durrësit pak ditë më parë, është transferuar tek Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Pas dhënies së masës së sigurisë ndaj 4 të ndaluarve nga Gjykata e Durrësit, dosja kaloi tek Krimet e Rënda, pasi të ndaluarit cilësohen si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal.

Hetimet për dosjen e 3.4 mln eurove i janë besuar ish-drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të rënda, Blerim Tominaj. Të ndaluarit pritet të dalin brenda javës para Gjykatës së Krimeve të Rënda për t’u njohur me akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?