“3.4 mln euro në Toyota”, të arrestuarit: S’kishim dijeni

Prokuroria ka marrë në pyetje të dyshuarit e arrestuar në lidhje me rastin e bllokimit të 3.4 mln eurove të fshehura në ”Toyota Yaris” në muajin qershor në Durrës. Edi Lika, Klevio Cani, Agim Çekaj, si dhe Alban Mollaymeri, kanë këmbëngulur se për eurot e bllokuara në makinë nuk kanë patur asnjë dijeni.

Dy kushërinjtë Elvis dhe Alfred Vladi, të cilët dyshohen si të përfshirë në rastin në fjalë janë të shpallur në kërkim dhe autoritete po punojnë për lokalizminin dhe më pas arrestimin e tyre. Aksioni për bllokimin e sasive të eurove u finalizua me 24 qershor, ndërsa eurot me prerje të ndryshme ishin fshehur në një makinë tip “Toyota Yaris” pa targa. Mjeti ishte nisur nga Belgjika dhe nuk kishte destinacion përfundimtar.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar letërporosi në 3 shtete, në lidhje me të arrestuarit për çështjen e gjetjes së 3.4 milionë eurove në dy mjete Toyota Yaris. Letërporosia është dërguar në Gjermani, Belgjikë dhe Angli, nga ku pritet të merret informacion i detajuar, në lidhje me aktivitetin e katër shtetasve që mbahen të arrestuar për këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Burimet raportojnë se letërporosia në Angli është dërguar për Edi Likën, pasi dyshohet se ka të dhëna se është marrë me trafik kokaine. Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy shtetas të tjerë, që mund të jenë pronarët e vërtetë të parave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të arrestuarit e kësaj dosjeje po hetohen për “pastrim të parave”, “armëmbajtje pa leje” dhe “falsifikim të monedhave” në formën e “grupit të strukturuar kriminal”.

Disa javë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e Klevis Likës për ndryshim të masës së sigurisë të caktuar ndaj tij “arrest ne burg”. 20-vjeçari kishte paraqitur kërkesën me argumentin se duhej të vazhdonte të ndiqte studimet e larta. Klevis Lika qëndron në qeli që prej 25 Qershorit 2018, kur u arrestua. Bashkë me të u vunë në pranga edhe i ati i atij, Edi Lika, Agim Çeka dhe Alban Mollaymeri, ndërsa në kërkim janë dy porositësit e makinave “Toyota”, kushërinjtë Afrim dhe Elvis Vladi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?