3.5 milionë euro për koronavirusin, Berisha: Epidemia filloi 90 ditë më parë, qeveria asnjë qindarkë për të blerë aparate dhe pajisje
Ish- kryeministri Sali Berisha ka kritikuar qeverinë që ndonëse akordoi 3.5 milionë 90 ditë pasi koronavirusi të fillonte.
Berisha thotë se deri tani qeveria nuk ka harxhuar asnjë qindarkë për aparatet e frymëmarrjes së drejtuar apo për mjetet e tjera si ato mbrojtëse për personelin shëndetësor.
STATUSI I SALI BERISHËS
Asnje qindarke gjer sot nga narko qeveria kunder epidemise se Koronavirusit!
Miq, ndonese epidemia nga koronavirusi ka filluar 90 dite me pare, narkoqeveria e Edvin Çekap Maskes ne nje akt te papergjegjshem, çnjerezor nuk ka disbursuar nga Thesari asnje qindarke per blerjen e mjeteve mbrojtese per personelin e shendetesise dhe popullaten ne teresi.
Ne 90 dite narkoqeveria, e cila shpalli se akordoi per luften kunder koronavirusit 3.5 milione euro, ne fakt 3 here me pak se Kosova, nuk ka shpenzuar nje qindarke te vetme per te blere aparatet e frymemarrjes se drejtuar dhe mjete te tjera per luften kunder koronavirusit.
Ky eshte nje qendrim i papergjegjshem qe i jep mundesi koronavirusit te beje deme te medha ne Shqiperi, e cila aktualisht ka me pak se 1/10-1/12 e aparaturave te domosdoshme per mjekimin adekuat dhe shpetimin e jetes te te semureve me coronavirus.
Ju bej thirrje OBSH dhe vendeve mike te ndihmojne Shqiperine per mungesat e saj tejet te medha.
Se dyti ju bej thirrje te gjithe qytetareve jashte çdo paniku te tregojne kujdes maksimal, te respektojne me rigorozitetin me te madh qendrimin brenda, rregullat higjeno – santiare te mbrojtjes dhe distancimin social nga njeri tjetri, ne interesin absolut te secilit prej nesh, femijeve dhe te gjithe me te dashurve tane dhe mbare shoqerise tone.
Miq, ne nuk duhet te ndihmojme armikun tone te padukshem virusin e pabese te kurores! sb