3 akuza ndaj ish-zv/kryeministrit, avokati: Arben Ahmetaj rrezikon 10-12 vjet burg

Avokati Arbër Hoxha thotë se ish-ministri Arben Ahmetaj, për të cilin SPAK-u këtë të hënë ka kërkuar arrest me burg, përballet me vepra penale të rënda.

Nëse shpallet fajtor për korrupsion pasiv, sipas avokatit Ahmetaj mund të dënohet nga 2-8 vite burg.Ndërsa nëse shpallet fajtor për pastrimin e produkteve, ai mund të dënohet deri në 15 burg.

“Nëse Ahmetaj do të gjendet fajtor, për dy veprat penale, pra për pastrimin e produkteve, dënohet nga 7-15 vite burg, si dhe korrupsioni pasiv për funksionarët e lartë që parashikon nga 2-8 burg, dhe fshehja e të ardhurave që parashikon nga 30 ditë deri në 3 vite burg”,-tha ai në ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP