3 akuzat për Kajmakun, shtyhet seanca për më 18 shkurt
Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, sipas kalendarit do të kishte sot seancën paraprake në Gjykatën Penale të Tiranës por kjo seancë u shtye për më 18 shkurt. Kajmaku u denoncua nga PD-ja për fshehjen e dënimit në Greqi, ndërsa prokuroria dyshon se ai falsifikoi dokumentet duke vepruar si kryetar bashkie edhe pasi ishte shkarkuar nga KQZ-ja. Kajmaku akuzohet për 3 vepra penale” Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve, Fallsifikim i Dokumentave dhe Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës. Gjykata do të vendos sot nëse çështja Kajmaku do të kalojë për gjykim, do të rrëzohet apo do të kthehet për hetime të mëtejshme. Kajmaku ndodhet në arrati që nga momenti që u shpall në kërkim.