”3 amendamentet nuk vlejnë”, Bylykbashi: Basha me një buzëqeshje të ftohtë vrau demokracinë brenda PD
Deputeti i Partisë Demokratike dhe një ndër juristët më të përgatitur në vend, Oerd Bylykbashi i cili tashmë është pozicionuar kundër kreut të partisë, ka dalë kundër 3 amendamenteve të propozura nga partia. Në “A Show”, Bylykbashi thekson se të dyja palët kërkonin që të shkaktonin debat në publik.
Partia Demokratike ka propozuar një Vetting për politikanët, ndryshime kushtetuese për procesin zgjedhor. E po ashtu, kërkon që të hartojë një Reformë të re Territoriale.
”Basha ka arritur me një buzëqeshje të ftohtë që të vrasë demokracinë brenda Partisë Demokratike. Unë ia kam thënë qartë që me këtë vendim ka çarë bazën e partisë. Nuk është vendim kurrë i një lideri apo kryetari. Nëse ky proces mbyllet sipas statutit, do fitojë shumica, e unë besoj se do të na forcojë. Kam vite që e shoh që po shoh të shkojmë deri në këtë pikë. I kontestova amendamentet që diskutuam sot. Të dy palët, hedhin në treg reforma që ka shkaktuar debat”.