3 deputetët që ”shpëtuan” sot Alibeajn, edhe pse mbledhja u bë me ”paterica”
Enkelejd Alibeaj i cili nuk ka arritur që të mbledh të gjithë grupin parlamentar të PD-së një herë të vetme pasi Lulzim Basha dorëzoi postin, sot arriti, por me ”paterica” që të plotësojë kuorumin për të zhvilluar mbledhjen, duke patur autoritet kësisoj edhe për të marrë vendime.
Mësohet se Ramadan Lika, Zef Hila e Xhelal Mziu, janë 3 deputetët të cilët në mbledhjet e mëparshme nuk kanë qenë prezent, por me praninë e tyre sot i dhanë legjitimitetin Alibeajt për të marrë vendime në emër të grupit parlamentar.
Në mbledhje ishin online edhe Zheni Gjergji dhe Emilia Koliqi, e para ndodhet jashtë vendit dhe Koliqi në Shkodër, teksa numri në total ka shkuar në 26 deputetë. Por sot në mbledhje ishin edhe 4 deputetë s’janë pjesë e grupit, pasi janë pjesë e grupeve të aleatëve në Kuvend, përkatësisht Andia Ulliri, Merita Bakiu, Seladin Jakupllari dhe Emilia Koliqi.
Sërisht nuk është mbledhur si duhet grupi parlamentar i PD-së, edhe 4 deputetët paçka se janë të PD-së, ata në Kuvend njihen si pjesë e grupe parlamentare, përkatësisht të grupit të Fatmir Mediut dhe të Shpëtim Idrizit.
Grupi i PD-së në Kuvend është i përbërë nga 40 deputetë, dhe mjaftojnë 21 deputetë për të plotësuar kuorumin, teksa 5 të tjerë janë të përjashtuar, përkatësisht: Luan Baçi, Edmond Spaho, Flamur Noka, Albana Vokshi e Sali Berisha.