3 kandidatët në garën për dekan te ”Gjuhët e Huaja”
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, do të ketë një dekan të ri, pozicion që mbeti vakant pas vdekjes së profesorit Artur Sula i cili mbante këtë titull. Tre kandidatë janë në garë, për këtë mandat tre vjeçar, zv/rektorja Esmerlada Krodhima, pedagogu Spartak Kadiu dhe profesoresha e gjuhës italiane Irena Lama.
Vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet ndërsa kandidatët kanë shpallur platformën e tyre. ”Element shumë i rëndësishëm është vendosja në qendër e studentëve në qendër të mësimit dhe kërkimit. Kontributi për të zhvilluar sa më shumë partneritete dhe shkëmbime me universitete, institucione të huaja për intershipin”, thotë Kordhima.
”Një nga pikat më të rëndësishme është ndërtimi dhe rritja e cilësisë mësimore. Ajo çfarë ne synojmë në fund të fundit është tregu i punës për studentët tanë”, u shpreh Spartak Kadiu.
Dy nga kandidatët kanë evidentuar çfarë duhet bërë dhe çuar përpara. ”Një pikë e rëndësishme është fuqizimi i departamenteve të fakultetit të gjuhëve të huaja, duke i bërë qendra të ekselencës të mësimit dhe të kërkimit shkencor”, tha Kordhima. ”Tregu i punës është problematika kryesore për studentët tanë, nëse ata do të jenë të mirë formuar. Një bashkëpunim shumë i ngushtë me përfaqësitë diplomatike dhe një lobim me biznesin e këtyre përfaqësive diplomatike”, u shpreh Kadiu.
KOHA JONË SONDAZH

