3 kulla në truallin e PD, Fevziu: Kam konfirmim zyrtar nga bashkia, quhen ”Kullat e Lirisë”

Në truallin ku ndodhet selia qëndrore e Partisë Demokratike, ka një projekt për ndërtimin e 3 kullave. Lajmi është bërë i ditur nga drejtuesi i emisionit ”Opinion” Blendi Fevziu, i cili tha se ka marrë konfirmim nga Bashkia e Tiranës. Sipas tij projekti është dërguar në bashki nga vetë pronarët e tokës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi mohoi që të ketë dijeni dhe deklaroi se Partia Demokratike nuk ka asnjë informacion për projektin e kullave.

”Është një çështje që ka qarkulluar së fundmi që lidhet me një projekt për ndërtimin në zonën ku është Partia Demokratike, por jo vetëm PD. Unë kam dosjen e plotë, nuk kam vetëm një fotografi, kam arritur ta siguroj sot, kam bërë një konfirmim me Bashkinë e Tiranës që pretendon që ky projekt ndodhet prej disa muajsh në Bashkinë e Tiranës, i dërguar nga pronarët që kërkon të ndërtojë 3 kulla, quhen kullat e lirisë. Kam konfirmim zyrtar dhe po ta them tani që ky projekt ka shkuar në bashki”,-tha Fevziu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?