3 maji, Dita Botërore e Lirisë së Medies

3 maji, shënon Ditën Botërore të Lirisë së Medies, e cila përkujtohet çdo vit për të sjellë në vëmendje se liria e shtypit dhe liria e shprehjes, janë të drejta themelore të njeriut. Vetëm pak ditë më parë, 10 reporterë humbën jetën në Afganistan, 9 të shënjëstruar prej një atentatori vetëvrasës, njëri viktimë e një sulmi të mirëpërcaktuar. Terrorizmi pati këtë herë shtypin në objektivin e tij, pati fjalën e lirë.

Sipas indeksit të sivjetshëm botëror të lirisë së medias, armiqësia ndaj tyre është përhapur nga diktaturat tek demokracitë, e inkurajuar nga sulmet e presidentit amerikan Donald Trump dhe liderëve të tjerë kundër të ashtuquajturave lajme të rreme.

Madje për konsorciumin ndërkombëtar të gazetarëve investigativë, rënia më e madhe e lirisë së shtypit këtë herë është venë re në Europë, edhe pse rajoni vazhdon të cilësohet si me i sigurti për reporterët nëpër botë, e në këtë përfundim ndikuan dy vrasje: Ajo e gazetares Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe ekzekutimi i reporterit Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij në Sllovaki.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias, është themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në dhjetor të vitit 1993 si një zgjatim i Seminarit mbi Promovimin e një shtypi të pavarur dhe pluralist afrikan. Ky seminar u zhvillua në Namibi në vitin 1991 dhe solli miratimin e Deklaratës ”Windhoek” mbi Promovimin dhe Pluralizmin e Medias.
Deklarata ‘Windhoek’ është krijuar për ruajtur dhe nxitur një shtyp të pavarur, pluralist dhe të lirë. Deklarata thekson rëndësinë e një shtypi të lirë për zhvillimin dhe ruajtjen e demokracisë në një vend, si dhe për zhvillimin ekonomik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Medias festohet çdo vit më 3 maj, datë në të cilën është miratuar Deklarata ”Windhoek” . Megjithëse kjo ditë ka filluar të kujtohet që nga viti 1993, ajo i ka rrënjët shumë më të thella në Kombet e Bashkuara. Neni 19 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut 1948 thekson se “të gjithë kanë të drejtën e lirisë së mendimit dhe të shprehjes, kjo e drejtë përfshin lirinë e mendimit pa ndërhyrje, si dhe për të kërkuar, marrë dhe dhënë informacion dhe ide me çfarëdo mjeti pavarësisht nga kufinjtë.”

Çdo vit që nga viti 1997, UNESCO nderon me Çmimin Botëror të Lirisë së Medias, Guillermo Cano, punën e një individi apo të një organizate për të mbrojtur apo promovuar lirinë e shprehjes, veçanërisht në qoftë se ajo e vë jetën e individit në rrezik. Çmimi është emëruar pas vrasjes së një gazetari në vitin 1986, pas denoncimit të baronëve të drogës. Vitin e kaluar ky çmim iu dha pas vdekjes një gazetari investigativ rus i cili gjeti vdekjen pas sulmit të një bande kriminale ndaj tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?