3 makina përfshihen në aksident në Milot, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në hyrje të autostradës në rrugën e Kombit në Milot.

Sipas informacioneve në aksident janë përfshirë tre automjete dhe shkak i aksidentit dyshohet një parakalim i gabuar i një prej mjeteve.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Laçit, ku bëhet e ditur se njëri prej tyre ka marrë plagë më të renda. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHKARKO APP