3 makina përplasen në Gjirokastër, mbeten të lënduar 3 persona
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin“Gjirokastër-Kordhocë, ku përplasja mes tre automjeteve ka shkaktuar plagosjen e tre personave.
Rreth orës 15:20 mjeti “Nissan i drejtuar nga 66-vjeçari J.D. banues në Gjirokastër është përplasur me një Ford ku ndodhej 37- vjeçari E.L. dhe fugonin e drejtuar nga 55-vjeçari N.B.
Drejtuesit e dy automjeteve janë lënduar lehtë, ndërkohë që një 60-vjeçare që ishte pasagjere brenda mjetit Nissan është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal Gjirokastër.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

