3 metra larg njëri-tjetrit në det, si shihet draft-protokolli

Stina e verës po vjen por pandemia e Covid-19 do e bëjë të vështirë shkuarjen në det. Kreu i operatorëve turistikë për jugun, Vasil Bedini, komentoi në “Ditari” në A2 draft-protokollin e përbashkët të Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Shëndetësisë, që propozon masat që duhet të merren nga operatorët turistik për sezonin veror.

”Ky draft kërkon një kohë të caktuar për të përgatitur stafin dhe plazhet. Duke marrë parasysh se ky sezon nuk do të jetë si ai i kaluari, nuk do të kemi të njëjtin numër turistësh. Urojmë që të kemi 50% të turistëve të vjetshëm dhe me këtë numër do të jetë e mjaftueshme, nuk do të vuajmë për hapësirë”.

Nga ana tjetër, ai pohon se “Nuk kemi kundërshtim për draftin, por ajo që do të diskutojmë me bashkitë janë tarifat e hapësirave publike. Për shkak të kushteve të protokollit, do të na duhen më shumë hapësirë publike dhe duhet të ulen tarifat. Shpresojmë që pushteti lokal dhe shteti të na mbështesë. Jemi sektor që nuk kemi dhjamë, fitimet tona i rihedhim përsëri. Sa më shpejt të hapemi, aq më shumë do të përfitojmë për këtë sezon”.

SHKARKO APP