3 mijë italianë vijnë për të kaluar pensionin në Shqipëri: Taksa zero e klimë e favorshme
Ligji për njohjen e statusit të pensionistit për shtetasit e huaj, i miratuar më 18 tetor 2021 në Shqipëri, bëri të mundur marrjen e lejes së qëndrimit, duke lejuar qytetarët europianë të jetojnë në vendin tonë gjatë viteve të pensionit. Kur kanë kaluar 2 vite nga miratimi i ligjit, Autoritetet italiane bëjnë të ditur se janë mbi 3 mijë pensioniste italianë të regjistruar në regjistrin e rezidentëve ne Shqipëri.
Leja e qëndrimit si pensionist në Shqipëri ofron një perspektivë tërheqëse për italianët, me një sërë përfitimesh, duke përfshirë një regjim tatimor zero mbi pensionet. Shqipëria bëhet kështu një destinacion tërheqës për italianët në pension, me kosto të ulëta, një klimë të favorshme dhe një cilësi te mire jetese. Me rëndësi është edhe sigurimi shëndetësor për pensionistët italianë në Shqipëri, duke plotësuar kështu kuadrin e shërbimeve dhe përfitimeve.
Për të marre lejen e qëndrimit si pensionistë në Shqipëri duhen vetëm dy dokumente, dëshmi penaliteti dhe vërtetimi i pensionit. Pensioni minimal duhet të jetë të paktë 1 mijë euro, pasi në të kundërt nuk mund të sigurohet leja e qëndrimit në Shqipëri. Lejet jepen me afat 1-vjeçar dhe të drejtë ripërsëritje me kusht të ardhurat e qëndrueshme që duhet të provohen. Leja e qëndrimit për pensionistë nuk i jep të drejtën të huajit të kryejë asnjë lloj aktiviteti ekonomik ose profesional në Republikën e Shqipërisë.