3 mijë mjekë punojnë në Europë, qeveria ofertë për kthimin
Eksodi i mjekëve nuk ndalet. 150 specialistë ikin çdo vit nga Shqipëria. Edhe pse nuk ka shifra të sakta 3 mijë mendohet të jetë numri i tyre në spitalet e Europës. Një përfaqësi e tyre është kthyer përkohësisht, vetëm disa ditë për samitin e diasporës. Por përse po ikin mjekët? “Arsyeja e parë janë pagat e ulta, arsyeja e dytë është fakti që mjeku në Shqipëria nuk është e mbrojtur”, thotë Elona Meta, mjeke në Gjermani.
Rreth 1 mijë mjekë shqiptarë dhe nga Kosova punojnë në Gjermani ndërsa mbi 300 është numri i tyre në Zvicër. Por mjeket shqiptarë kanë gjetur mundësi punësimi edhe në spitalet përtej Europës.
“Qeveria po përgatit një paketë të plotë mbështetëse konkrete për kthimin e mjekëve shqiptarë të diasporës, që nga bonusi dhe incentivat financiarë, mbështetje për strehim, lehtësi fiskale dhe një kontratë që do të përmbushë pritshmëritë që ju keni”. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në Konferencën “Mjekë në Diasporë”, e organizuar nga Ministria për Diasporën dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me mjekët e diasporës.
KOHA JONË SONDAZH

