3 milion euro për transformimin e spitalit rajonal të Kukësit (Video)
Në spitalin rajonal të Kukësit ka nisur puna për ndërtimin e maternitetit dhe spitalit të ri të urgjencës dhe kirurgjisë. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një video ka publikuar pamjet nga nisja e punimeve, në kuadër të investimeve në shërbimin shëndetësor. ”Qeveria ka vendosur të investojë në mënyrë strategjike për shëndetësinë në Kukës dhe kemi vendosur të fillojmë punimet në kompleksin spitalor në Kukës, ku për herë të parë planifikohet që materniteti i Kukësit të përfshihet pikërisht në këtë korpus spitalor. Gjithashtu, rehabilitimi i të gjithë pavioneve”, thotë ministrja.
Sipas saj, investimi prej 3 milion euro do të ndryshojë shërbimin shëndetësor në Kukës. Ndërtimi i spitalit të ri të urgjencës, ku do të përqendrohen të gjithë sallat e operacionit. Materniteti modern me kapacitet 43 shtretër do të jetë pjesë e kompleksit spitalor. Me këtë investim transformues, që në fazën e parë, përfundon edhe materniteti i ri të qytetit, me 43 shtretër, me aparatura të teknologjisë së lartë, i cili do të jetë pjesë e kompleksit spitalor. Do të vijohet në fazën e dytë me rehabilitimin e të gjithë pavioneve të spitalit të Kukësit, për të patur një kompleks spitalor modern për banorët e kësaj zone.
Duke deklaruar se ky është investimi i parë madhor pas disa dekadash, ministrja Manastirliu theksoi se me përfundimin e të gjithë projektit të kompleksit të ri spitalor, spitali rajonal i Kukësit do të jetë një model i spitaleve rajonale me standardet më të mira të shërbimit shëndetësor. Gjatë inspektimit të punimeve në spitalin e Kukësit, Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu theksoi se është përmirësuar shërbimi i specializuar për banorët e qarkut të Kukësit, me ardhjen e mjekëve të rinj.
“Kur erdhëm një vit më parë në Kukës, promovuam programin e patronazhit dhe bonusit, ku mjekët specialistë nga spitalet e Tiranës vinin për të dhënë shërbim në ditë të caktuara. Sot nëntë mjekë të rinj specialistë në shërbime si gjinekologjia, anestezia, kirurgjia, nefrologjia, gastrohepatologjia, etj, janë pjesë e spitalit të Kukësit, duke ofruar shërbime cilësore, afër vendbanimit”, tha Manastirliu. Faza e parë e punimeve që do të përfundojë brenda vitit përfshin ndërtimin e spitalit të ri të urgjencës dhe sallat e operacionit të spitalit.
Me këtë investim transformues, që në fazën e parë, përfundon edhe materniteti i ri të qytetit, me 43 shtretër, me aparatura të teknologjisë së lartë, i cili do të jetë pjesë e kompleksit spitalor, për të garantuar që nënat dhe fëmijët të marrin shërbimin shëndetësor me standardin më të mirë, afër vendbanimit. Do të vijohet në fazën e dytë me rehabilitimin e të gjithë pavioneve të spitalit të Kukësit, për të patur një kompleks spitalor modern për banorët e kësaj zone.
KOHA JONË SONDAZH

