3 muaj në izolim, shqiptarët dynden për të ikur jashtë. Situata në kufijtë e Shqipërisë

Pas 3 muajve, këtë të hënë me hapjen e kufijve tokësore, shqiptarët u dynden në pikat kufitare me Greqinë, shumica për pune sezonale. Kjo periudhe është favorshme për shumë shqiptarë që kërkojnë punë në bujqësi apo në zonat turistike.

Edhe në Kakavijë ka dyndje emigrantësh, të cilët duhet të kalojnë nëpërmjet pikës kufitare për tu punësuar në vendin fshinj Greqi. Shumë prej tyre janë të gatshëm të bëjnë edhe 14 ditë karantine, vetem për të filuar punën në Greqi.

Në pikën doganore të Qafë-Thanë situata paraqitet më e qetë. Pandemia ka bërë që shteti maqedonas të mbyllë kufinjt dhe të mos lejojë asnjë shtetas të futet përjej kufirit.

Pas kaosit të krijuar në pikat kufitare policia sqaron se nuk ka ndryshim të regjimit kufitar. Bën të ditur se lejohet hyrja për në Shqipëri, por jo të gjithë mund të ikin drejt Greqisë dhe Maqedonisë. Në pikën kufitare të Murriqanit shqiptaret nisen drejt Malit të Zi edhe ata për punë sezonale.

 

SHKARKO APP